Lajme

Lekaj pyetet pse nuk po e mbështesin Qeverinë për veprimet në veri, ja çfarë thotë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si parti opozitare e kanë mbështetur Qeverinë e Kosovës, aty kanë vlerësuar së është në interes të vendit.

Por, i pyetur nga analisti Selam Shkodra, se pse nuk i kanë dhënë mbështetje për hapjen e urës së Ibrit dhe veprimet në veri, ai ka thënë se kanë dashur që këto veprime të jenë në koordinim me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi përkrahur Qeverinë e Kosovës në raste të caktuara, atëherë kur është dashtë me mbështet… Nuk kemi kalkuluar në votë a ta përkrahim ajo, ka dominu Kosova dhe përgjegjësia që duhet më pas një ish-kryeministër një lider opozitar siç është Haradinaj. Ajo që ne nuk jemi pajtuar me Qeverinë e Kurti është që ne kemi dashtë që veprimet në veri të jenë të koordinuara me faktorin ndërkombëtar e sidomos me SHBA-në”, ka thënë Lekaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për disa aksione në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime po rrezikojnë raportet me ekzekutivin.