Lajme

Lekaj: RTK që 4 vite s’është Radiotelevizoni i Kosovës, por Radiotelevizioni i Kurtit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se që katër vjet RTK-ja nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por Radio Televizioni i Kurtit.

Sipas tij, RTK-ja asnjëherë nuk ka qenë më e korruptuar dhe  siç tha ai se bordi i këtij medium duhet të shkarkohet sa më shpejtë, pasi nuk i bën mirë as medias e as demokracisë.

“Rikujtojmë se që katër vjet RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës por është Radio Televizioni i Kurtit. RTK-së nuk i duhet një bord që kontrollohet dhe keqpërdor mediat, gazetarët, fjalën e lirë dhe lajmet e vërteta. Ky bord dhe kjo udhëheqje e RTK-së e derigjuar nga Qeveria Kurti me plot kuptimin e  fjalës duhet të shkarkohet sa më parë, sepse nuk i bën mirë as medias as demokracisë së vendit”, tha Lekaj.