Kuriozitete

Lëkurë dhe flokë të shëndetshme edhe në dimër, ja disa këshilla

Tani që jemi në dimër, disa nga shqetësimet tona janë lëkura dhe flokët. Si t’ i mbrojmë nga i ftohti dhe të qëndrojmë të shëndetshme.

Ja disa këshilla

Temperatura e dushit
Një dush i zgjatur dhe i nxehtë mbi 20 minuta mund të duket ide e mirë, por në fakt vetëm dëmton lëkurën dhe flokët tuaj.Ekspozimi i gjatë ndaj ujit të nxehtë largon lagështirën e nevojshme nga flokët dhe lëkura. Kështu qëndroni në dush më pak dhe në 5 minutat e fundit përdorni ujë të vakët.

Mbulohuni
Nuk ka rëndësi sa bukur doni të visheni, nëse moti kërkon rroba të trasha duhet të zgjidhni patjetër ato.
Vendosni shall për fytyrën, kapuç për flokët, dorëza dhe tashmë keni një arsye më shumë për të mbajtur edhe maskën kundër Covid 19, shkruan agroweb.

Konsumoni yndyrna
Yndyrnat e shëndetshme janë miqtë më të mirë të lëkurës dhe flokëve.Konsumoni shumë omega-3 të marrë nga salmon, arrat, vaji i ullirit, sardelet apo avokado për të qenë gjithnjë të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.
Hidratohuni

Pavarësisht se mund të jetë shumë ftohtë dhe nuk ju shkon mendja tek uji, kjo është një arsye më vetë përse duhet të konsumoni ujë. Qëndroni gjithnjë të hidratuar pasi uji ju ndihmon të mbani organizmin të shëndetshëm.

Merrni vitaminë C
Sigurohuni të merrni sasitë e duhura të vitaminës C, si nga frutat, perimet apo barishtet jeshile.
Vitamina C mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në trup, një proteinë që mban lëkurën të re.
Kundër skuqjes së hundës

Kur qëndroni jashtë në të ftohtë për një kohë të gjatë e para që e pëson është hunda. Ajo fillon e skuqet për shkak se i ftohti prek indet dhe venat, ndaj për të parandaluar këtë vendosni pak vaj ose krem në këtë zonë dhe mbajeni të mbuluar sa më shumë.

Larja e flokëve
Flokët kanë nevojë për më shumë hidratim gjatë dimrit ndaj përgjysmoni larjet me shampo. Kujdes me ekspozimin ndaj të ftohtit, por edhe ndaj ajrit të thatë të kondicionerëve apo tharëses.