Fëmijët nuk duhet të konsumojnë lëngje frutash në vitin e parë të jetës. Ky është alarmi që ngre “Akademia Amerikane e Pediatrisë” Ata këshillojnë që në 12 muajt e parë fëmijës të mos i jepen lëngje frutash, ndërsa nga mosha 1 deri në 3 vjeç, lejohet të konsumojnë deri në 120 ml, por të jetë 100% natyral nga frutat.
Lëngjet nuk zëvendësojnë frutat
Prindërit mund të mendojnë se lëngjet e frutave janë shumë të shëndetshme, por në të vërtetë ato nuk mund të zëvendojnë frutat. Ato mund të jenë të mira në sasi të vogla për fëmijët mbi një vjeç. Nën këtë moshë, mjekët këshillojnë të mos përdoren fare.
Kur duhet të filloni t’i jepni lëng frutash fëmijës?
Sipas udhëzimeve të “Akademisë Amerikane të Pediatrisë”, në gjashtë muajt e parë, qumështi i gjirit është më se i mjaftueshëm që fëmija të marrë vlerat ushqyese që i duhen. Pasi fëmija të bëjë gjashtë muajsh, mund të shtoni frutat në menunë e tij, por asnjëherë në formë lëngu, vetëm të prera në copa. Pas 12 muajve, mund t’i jepni sasi të vogla të lëngjeve, por me kusht që të jenë 100% fruta ta shtrydhura pa substanca të tjera.
Sipas mjekëve, nuk do të ishte e këshillueshme që fëmijës t’i jepen lëngje frutash nëse është i dehidratuar ose nëse ka diarre, as përpara se të shkojë në shtrat.