Për të rikuperuar përshkueshmërinë e amoniakut që shpesh gabimisht quhet sindroma e zorrës poroze ose përshkueshmëria intestinale, duhet t’i jepni stomakut të prodhojë acid klorhidrik dhe të përforcojë sistemin tretës. Ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për ta bërë këtë.
Çdo ditë me stomakun bosh pini një gotë me lëng selinoje të freskët. Kjo mund të mos jetë përgjigjja që prisnit dhe mund t’ju duket çudi që lëngu i selinosë është kaq i dobishëm për shëndetin. Por merreni seriozisht. Është një mënyrë e mirë në mos më e mira për të rifituar sistemin tretës.
Stomaku do vetëm lëngun e selinosë që të riparojë dëmtime. Kjo metodë sekrete mund të ndryshojë jetën e një njeriu që ka probleme me tretjen.
Ja si duhet të veproni:
Në mëngjes kur jeni ende me stomakun bosh, lani një tufë selinoje të freskët. Nëse e bëni më vonë gjatë ditës, sigurohuni që ta bëni dy orë pasi keni ngrënë ushqim që stomaku të jetë i zbrazur.
Futeni selinonë në mikser dhe mos i shtoni asnjë përbërës tjetër, sepse pengon efektin e saj.
Më pas pijeni menjëherë lëngun përpara se të oksidohet, sepse humbet vlerat.
Kjo metodë funksionon sepse selinoja përmban përbërës unikë sodiumi dhe këto kripëra minerale lidhen me shumë minerale bioaktive dhe ushqyese.
Marrë nga libri “Medical Medium”, botimet LIVING!
