Leo dhe Lela bashkë për Shën Valentin. Kjo është kthesa që askush nuk e priste, por që plot e dëshironin.
Le të kthehemi pak pas. Tetori i vitit të kaluar solli ndarjen e tyre të bujshme, një moment që u duk se i vuri vulën përfundimtare kësaj romance. Por, mes dhimbjes së ndarjes, një detaj nuk na shpëtoi: në çdo dalje publike apo intervistë, ata folën me një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin.
Pikërisht kjo qasje e tyre mbajti gjallë shpresën e fansave të zjarrtë, të cilët nuk rreshtën kurrë së besuari se dyshja do të bëhej sërish bashkë. Dhe mesa duket, intuita e tyre ishte e saktë.
Në redaksinë e Prive by Liberta Spahiu ka mbërritur një fotografi ekskluzive që vlen sa një mijë fjalë.
Një dëshmitare okulare ka rrëfyer për mediumin tonë se momenti është kapur natën e të shtunës në Dusseldorf. Dhe provat janë të qarta.
Jo vetëm që veshja e Leos përputhet saktësisht me videon e tij në TikTok ku blinte lule “solo”, por edhe palltoja e vajzës në krah të tij është fiks ajo e Lelës. Ky detaj ka bërë që fansat të mos kenë asnjë fije dyshimi: bëhet fjalë pikërisht për ata të dy.
Vetëm një javë më parë, Lela hapi dyert e shtëpisë së saj të re ekskluzivisht për Prive by Liberta Spahiu. Në atë intervistë, ajo nënvizoi fort pavarësinë dhe jetën e re si beqare.
Por nata e 14 shkurtit në Gjermani foli krejt ndryshe nga deklaratat! A ishte ky udhëtim momenti për të sheshuar çdo keqkuptim, apo dashuria e tyre thjesht nuk u shua kurrë? E sigurt është se kjo pamje ka “shkrirë” zemrat e ndjekësve që prisnin me padurim rikthimin e çiftit të tyre të preferuar.

