ShowBizzz

Leonora Jakupi, arsyeja që Zanfina nuk u bë pjesë e “BBVK”?

 

Para nisjes së “Big Brother VIP Kosova”, në media dhe në rrjete sociale u përfol se pjesë e këtij edicioni do të ishte edhe këngëtarja Zanfina Ismaili. Emri i saj u lakua si një nga personazhet që pritej të hynte në shtëpinë më të famshme në vend, por kjo nuk ndodhi.

Zanfina nuk u bë pjesë e formatit, ndërsa produksioni vijoi me listën zyrtare të banorëve pa praninë e saj. Mungesa e saj në këtë edicion ngjalli pikëpyetje, duke qenë se pritshmëritë për pjesëmarrjen e saj kishin qenë të larta para startit të spektaklit, shkruan “Kosovarja”.

Një nga arsyet e përfolura lidhet me faktin se Leonora Jakupi, e konsideruar si rivale e kahershme e motrës së Zanfinës, Adelina Ismailit, ishte përzgjedhur si opinioniste e këtij edicioni.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar që kjo të ketë ndikuar në vendimin përfundimtar.

Të Ngjashme