Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, feston sot 47-vjetorin e lindjes.
Artistja, e cila prej dekadash është pjesë e pandashme e skenës muzikore shqiptare, vazhdon të admirohet jo vetëm për zërin e saj karakteristik, por edhe për paraqitjen elegante dhe energjinë pozitive që transmeton.
Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Leonora ka sjellë hite të shumta ndër vite, duke mbetur një nga emrat më të respektuar në industrinë muzikore. Ajo vazhdon të jetë aktive dhe pranë publikut të saj besnik.

Në këtë ditë të veçantë, rrjetet sociale janë mbushur me urime të shumta nga fansa, miq dhe kolegë, të cilët i urojnë shëndet, suksese dhe shumë vite të tjera në skenë, shkruan Kosovarja.

