3
Këngëtarja Leonora Jakupi në emisionin “Weekend” ka folur edhe për jetën personale.
Artistja e njohur shqiptare si rrallëherë ka komentuar lidhjen e saj 15-vjeçare.
Derisa marrëdhënien e ka cilësuar si shumë stabile, të gjatë dhe plot përkrahje, ku gjen komoditet dhe rehati.
“Është një dashuri 15 vjeçare, e gjatë, stabile, tek e cila gjej shumë komoditet, shumë rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë”, u shpreh ajo.
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4 shtoi se partneri i saj nuk do të që të jetë publik.
Gjithashtu shpjegon se mungesa e babait ka bërë që ajo të hezitojë për të bërë një dasmë, një çështje që e ndjen ende si të ndjeshme dhe të vështirë për t’u realizuar.
Kjo pasi e kishte ëndërr që në fëmijëri që një ditë ta përjetonte një emocion të tillë. /Telegrafi
ks
