ShowBizzz

LETRA e nënës së Inës për “Fan Club”: Vajza ime aty është me gabime, me…

Nëna e Inës ka dërguar ditën e sotme një letër në emisionin “Fan Club”, të cilën e ka lexuar moderatorja Kiara Tito.

Në letrën në fjalë, ajo shprehet se nuk ka nevojë që të flasë me zë të lartë, pasi mjafton zemra.

Sipas saj, Ina është aty siç e ka rritur ajo, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe dobësi.

Gjithashtu i bën thirrje publikut që të ketë kujdes me fjalët, pasi pas çdo banori fshihet një familje që ndjen, që pret dhe lutet.

Moneytizer Paragrafi 4

“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë. Mjafton zemra.

Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfektë, por njerëzore.

Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.

Publikut dua ti them vetëm kaq: pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen.

Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë.

Ju faleminderit”, shkruhet në letrën e dërguar nga nëna e Inës për “Fan Club”.



ks

Të Ngjashme