Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sloganin e saj për zgjedhjet, duke vendosur theksin te shteti social, zhvillimi dhe përfshirja qytetare.
Në njoftimin e publikuar, Vetëvendosje thotë se synon një shtet që është pranë secilit qytetar, që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe shpërndan zhvillimin për të gjithë.
“Duam dhe punojmë për një shtet që është pranë secilit qytetar. Një shtet që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe e shpërndan zhvillimin për të gjithë. Prandaj, në këto zgjedhje, le të mobilizohemi e të angazhohemi krejt për këtë shtet”, thuhet në njoftim.
Slogani që do ta shoqërojë fushatën e kësaj partie është:
“Krejt për shtet, shtet për krejt!”
Në fund të mesazhit është vendosur edhe numri zgjedhor “V116”.
