ShowBizzz

Lewis Hamilton zgjidhet ambasador i markës Valentino, një lidhje mes sportit dhe modës

Bota e sportit dhe ajo e modës janë bashkuar sërish përmes Lewis Hamilton-it, pilot anglez i Ferrari-t, i cili është zgjedhur si ‘brand ambassador’ për fushatën Valentino Pink PP të linjës Di.Vas (DI.fferent VA.lues). Ky vendim vjen si pjesë e lidhjes së hershme të stilistit të madh Valentino Garavani me botën e sportit, veçanërisht Formula 1.

Pierpaolo Piccioli, drejtori krijues i koleksionit, shpjegoi arsyet e zgjedhjes së Hamilton: “Lewis shkruan në Instagram: ‘Të drejta të barabarta për të gjithë. Dashuria është gjithçka.’ Pak fjalë, por që thonë shumë. Ai është një interpretues i shkëlqyer; përdor energjinë e tij për të shprehur veten autentike dhe të veçantë. Talentin e tij nuk e kufizon vetëm sporti, por e përçon në gjithçka që bën.”

Piccioli theksoi gjithashtu angazhimin e Hamilton në kauza sociale, aftësinë për të bërë çdo veshje personale dhe stilin e tij të relaksuar, që e bën një zgjedhje ideale për fushatën: “Si ambasador i Di.VAs, ai është simbol i diversitetit, barazisë dhe mbi të gjitha dashurisë. Nuk mund të mendoja për një mik më të mirë për këtë fushatë. Ai do të japë një mesazh empatik, njerëzor dhe frymëzues, i vërtetë si personi pas famës.”

Hamilton, përveç roli të tij sportiv, do të jetë fytyra e një mesazhi që kombinon modën, barazinë dhe energjinë pozitive, duke ruajtur trashëgiminë e Valentino-s dhe vizionin e tij për një botë më të hapur dhe të përfshirëse.

Të Ngjashme