FermaVIPShowBizzz

Leximi i letrave Tarot për fermeret, Dijonisi ngacmon Glorian: Nuk të do burri!

Parashikuesja e fatit ka lexuar letrat e Glorias.

Fermerja zgjodhi një letër, mendoi një pyetje dhe parashikuesja do i tregonte po ose jo. Pasi pa letrat Tarot, përgjigja e pyetjes së menduar nga Gloria ishte jo ose mbase. Dijonisi me batutë i thotë se nuk të dashka burri, pasi ai mendoi se kjo ishte pyetja e Glorias.

Pjesë nga biseda:

TS Poll - Loading poll ...

Gloria: Do hap dhe diçka

Parashikuesja: Patjetër

Gloria(zgjedh letrën): Me po ose me jo

Parashikuesja: Kjo është mbase, ndërsa 6 e kupave e kthyer mbrapsht është jo

 

Parashikuesja ka lexuar edhe letrat e Diteas. Ajo i tha fermeres se do të ketë ndryshime në kërkesat për partnerin e saj ideal.

“Në një të ardhme të afërt, do kalosh një moment ku do kuptosh që disa kërkesa që mund të kesh për partnerët e tu potencial mbase do ndryshojnë, ose do ndryshojnë shijet e tua. Tregon gjithmonë për një ndryshim drastik”, i tha parashikuesja e fatit Diteas.

“Më fto në dasmë”, i tha me batuta Elsa-Diteas.

 

Xhesika gjithashtu zgjodhi letrat Tarot dhe më pas iu lexuan nga parashikuesja e fatit. Ajo i tha se letra e zgjedhur nga fermerja ka të bëjë me një figurë mashkullore dominante deri në toksicitet.

“Letra e fundit që i ra, letra e Perandorit ka numrin 4, zakonisht tregon për një figurë mashkullore që është dominuse ose arrogante dhe ka gjithë ato pjesët toksike të maskulinitetit “, tha parashikuesja për Xhesikën./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)