FermaVIPShowBizzz

Leximi i letrave Tarot, pyetjet e opinionistëve për fermerët, Sonila Meço: A do dashurohet Dijonisi brenda “Ferma VIP”?

Parashikuesja e letrave Tarot, Darsi ka qenë e ftuar sot në studio. Ajo lexoi letrat e zgjedhur nga opinionistët në lidhje me fermerët.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba Ponari:Zgjidhni një fermer që ju e keni me merak dhe doni të sqaroheni, bëni pyetjen dhe Darsi ju thotë ça thonë letrat

TS Poll - Loading poll ...

Armina Mevlani: Zgjedh Valerin, si do jetë rrugëtimi i tij pas eliminimit?

Darsi: Letra e parë tregon për një person që ka nevojë për një prespektivë të re, ndoshta Valeri ka nevojë për një diçka te  re në jetën e tij. Tregon kur je mes dy opsioneve, por nuk është në dorën tënde të zgjedhësh, e zgjedhin rrethanat. Letra e tretë tregon një figurë fermërore e cila është shumë suportuese për Valerin dhe letra tjetër tregon se mund të ketë konflikte Valeri pas daljes

Enkel Demi: Unë do zgjedh Xhesin. Dua të di a është në pozita të forta në lojë?

Darsi: Xhesi ka nevojë të lëj pas disa mëndësi dhe disa pika që sipas saj janë të forta, porn ë fakt po e dëmtojnë. Letra e fundit tregon se ka nevojë për pak introspektivë, të kthehet pak nga vetja e vetë a janmë veprimet e saj në përputhje me vlerat e saj . Është në pozitë të mirë, por mund të bëjë dhe më mirë

Sonila Meço: Unë zgjedh Dijonisin, a do dashurohet brenda “Ferma VIP”?

Darsi: Letra e parë tregon që një person që të tregojë fuqinë e vetë nuk ka pse ngre zërin. Tregon që është një figurë mashkullore që e ka mendjen tek pjesa e të ardhurave, si dhe ambicioz. Dijonisi është serioz në atë që sheh tek një vajzë. Po të jetë pak i hapur, do mund t’a gjejë dashurinë

Fjoralba Ponari: A do  të jem unë në prezantimin e fermës vitin tjetër?

Darsi: Tregon që je shumë e kënaqur me këtë fakt. /vizionplus.tv