Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u shfaq së fundmi ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim. Ora ndau momente nga xhirimet me revistën Time Out me 16.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Rita pozoi e veshur me pajisje boksi duke kompletuar lookun me bizhuteri ari dhe doreza boksi. Mësohet se Rita do të jetë imazhi i kopertinës së revistës së njohur londineze.
“Unë nuk bëj aq shumë boks sa do të doja,” u shpreh Rita.
Shfletoni galerinë për më shumë fotografi nga fotosesioni i Rita Orës me Time Out.