ShowBizzz

Lidhja e re e Loredanës pushtoi rrjetin, por të gjithë prisnin një reagim nga Mozzik! (Foto)

Loredana Zefi ka qenë kryetema e medias rozë ditëve të fundit.

Reperja konfirmoi lidhjen e përfolur prej javësh me futbollistin e Dortmund, Karim Adeyemi, duke publikuar një album fotosh zyrtarisht si çift.

Lajmi dhe fotot pushtuan mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare, teksa çifti ditën e sotme ka zënë kryefaqen e BILD.

E teksa fotot dhe lajmi u shpërndanë kudo, ndjekësit ishin sy e veshë tek reagimi i Mozzik.

Edhe pse ka kaluar goxha kohë nga ndarja e tyre në rrjetet sociale kemi parë që një numēr i madh fansash janë fanatikē të lidhjes mes Loredanës dhe Mozzik dhe vazhdimisht kanë kërkuar rikthimin e tyre.

Gjithë zhurmës së shkaktuar artisti ferizajas ka zgjedhur t’i përgjigjet me thjesht “mirmëngjesi”.

Anën tjetër pas një “lufte thumbash”, ish çifti duket se ka arritur paqe, këtë e ka vërtetuar Mozzik, i cili para pak ditësh shpërndau këngën e re të Loredanës.