Kuriozitete

Ligje të pazakonta që duhet t’i keni parasysh në udhëtimet tuaja

Nga ushqimi i pëllumbave në Venecia te ngrënia e çamçakëzit në Singapor apo kumari në Indi, shumë turistë mund ta gjejnë veten në mes të telasheve, nëse nuk njohin mirë ligjet e vendeve që po vizitojnë.

Udhëtimi mund të jetë një përvojë shumë çliruese, por nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Turistët shpesh e gjejnë veten në mes të presionit nga vendasit ose forcat e ligjit, për shkak se nuk njohin ligjet apo normat e tyre kulturore.

Kjo mund të jetë disi turpëruese, por më e keqja është se mund të jetë ilegale.

Ja disa ligje të çuditshme që duhet t’i ruheni:

Ushqimi i pëllumbave në Venecia
Dhënia e ushqimit pëllumbave në sheshin ‘San Marko’ në Venecia, mund të duket si një veprim i pafajshëm, por qyteti e ka të ndaluar ushqimin e popullatës masive të tyre. Disa persona ende i ushqejnë zogjtë, por praktika është e ndëshkueshme me një gjobë, meqë pëllumbat dëmtojnë statujat. Dikur një shesh ikonë pikërisht për këtë synim, turistëve tani u duhet të rrinë mënjanë dhe thjesht t’i vëzhgojnë.
Hedhja e biletës së metrosë në Paris dhe Madrid
Pasojat e hedhjes së biletës në disa qytete të mëdha për shkak të mosdijes, mund të jetë një shkelje ligji. Veçanërisht turistët që nuk flasin gjuhën dhe nuk lexojnë paralajmërimet, e gjejnë veten duke paguar gjoba për flakje të biletës, pasi kanë hyrë në metro, pa menduar se do t’i duhet në dalje.

Ngrënia e çamçakëzit
Për shkak të dënimit që shkaktohet në sistemin publik tranzit, Singapori e ka ndaluar çamçakëzin që prej vitit 1992. Ndërsa ju mund ta shikoni këtë si diçka jo të dëmshme, qeveria e Singaporit thotë se vendi shpenzoi 106,000 dollarë për pastrimin e çamçakëzëve. Nëse zbuloheni duke importuar apo duke shitur çamçakëz dënoheni me gjobë apo burg.

Revistat erotike dhe alkooli në Maldive
Një vend me parime islamike, ku shumë njerëz mendojnë se sjellja e materialit fetar jo-mysliman në vend si Bibla, është e ndaluar. Kjo nuk është e vërtetë. Vetëm ikonat fetare si statujat janë të ndaluara në dogana. Përveç kësaj, vendi ka ndaluar materialet pornografike dhe alkoolin.

Kumari në Indi
Ka një keqkuptim se luajtja me letra jashtë është e paligjshme në Indi. Kjo ndoshta vjen nga fakti se në shumicën e vendit, kumari është i ndaluar dhe luajtja me letra për para, mund të konsiderohet një formë e kumarit. Mund të luani letra, por sigurohuni që të mos vini para apo shpërblim për fitimtarin. Loja mund të shkaktojë një gjobë apo deri në tre muaj burg.

Zhveshja në Barcelonë
Ndonëse Barcelona ka dy plazhe nudistësh, qyteti në vetvete nuk është tepër tolerant për daljen gjysmë të zhveshur rrugëve të qytetit. Kështu, nëse mbani veshur rrobat e banjos në qytet, kjo është e paligjshme. Mund të merrni një gjobë, pasi vendasit e shohin si ofendim.