Kryetari i PDK-së në Regensburg të Gjermanisë, Shqiptar Gubetini ka reaguar ashpër lidhur me ligjeratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në një gjimnaz në Prishtinë.
Gubetini ka thënë se kjo ishte ishte një tentativë e qartë për të relativizuar luftën tonë çlirimtare.
Postimi:
Jo rishkrimit të historisë në emër të “edukimit”!
Ligjërata e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda” ishte një tentativë e qartë për të relativizuar luftën tonë çlirimtare. Kjo nuk është edukim, por deformim i historisë.
UÇK-ja luftoi për liri, jo për krim. Kjo e vërtetë nuk mund të tjetërsohet nëpër shkolla.
Institucionet duhet të reagojnë, sepse heshtja sot është dëm për brezat nesër.
