LifeStyle

Lil Nas X u arrestua pasi ecte rrugëve të Los Anxhelosit me të brendshme pas dyshimeve për mbidozë

Reperi fitues i çmimit Grammy, Lil Nas X, i njohur për hitin e tij “Old Town Road”, u arrestua në Los Angeles pasi u gjet duke bredhur rrugëve vetëm me të brendshme. Autoritetet u thirrën të enjten në mëngjes për një burrë të zhveshur në Bulevardin Ventura, një zonë zakonisht shumë e ngarkuar.

Zëdhënësi i policisë së Los Angeles, Charles Miller, bëri me dije se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, u dërgua fillimisht në spital për dyshime mbidoze droge para se të merrej në paraburgim. Policia e akuzoi për kundërvajtje dhe raportimet për incidentin përfshijnë përleshje me ekipet e ndihmës së shpejtë.

Lil Nas X, 26 vjeç, ka bërë histori në industrinë muzikore me hitin e tij “Old Town Road” që mbajti vendin e parë në Billboard Hot 100 për 19 javë rresht. Albumi i tij i parë, “Montero” (2021), arriti vendin e dytë në listat e Billboard dhe u nominua për Grammy për albumin e vitit.

Të Ngjashme