Lajme

Limaj ‘godet’ tavolinën: Edhe kundërshtarëve të mi, gjykata ia ka dhënë vulën!

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka goditur tavolinën teksa po debatonte me analistin Blerim Gashi lidhur akuzat që ishin bërë Limajt në të kaluarën. 

Derisa Limaj numëronte sukseset e tij në të kaluarën e sidomos përmendi ato me transportin, qe analisti Blerim Gashi, i cili me ironi i tha “po e krijoj binden që z.Limaj po do të kandidojë për ministër të transportit”.

Megjithatë, e shpejtë ishte përgjigja e Limajt, i cili tha se ka synime më të larta se kaq.

Tutje Limaj tha se është i vetmi politikan në Kosovë që është i pastër, siç tha ai, me vulë të gjykatës.

“Të vetmin politikan në Kosovë e keni që ju del përball me të gjitha, jo vetëm që s’ka të errët nga deklarimet e mia por edhe me vulë të gjykatës, por edhe ata kundërshtarët, oponentët e mi që janë munduar me më qit në errësirë, gjykata ka dalë dhe i ka dhënë vulë pastërtisë”, ka thënë Limaj.