Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me mesazhet e fundit të publikuar mes ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqit dhe Dejona Mihalit.
Ai ka thënë se Dejona Mihali e ka udhëhequr KEK-un nga zyret e partisë.
“Dejona ta udhëheqë KEK-un nga zyret e partisë, cili është funksioni i detyrës së saj? KEK është ndërmarrje e pavarur publike, ju shkoni nga zyrat e partisë e drejtoni punësimin, shitjen, blerjen, bile edhe me ta nalë rrymën këtu në studio”, tha Limaj
I pyetur nga Sadiku se a ka vija të kuqe për koalicion me Kurtin, Limaj u përgjigj se Kosovës i duhet fitorja e opozitës, ngaqë sipas tij, vetëm kështu mund t’i kthehemi normalitetit politik.
“Mendoj se nëse fiton Kurti fiton ai, ne jemi në opozitë. Unë mendoj se Kosovës i duhet fitorja e opozitës. Partia e parë me të dytën, mendoj ky është normaliteti në Kosovë, ne duhet të kthehemi në normalitet dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ta ruajmë demokracinë”, ka thënë Limaj.