Lajme

Limaj, Imri Ahmeti dhe Ekrem Kastrati bëjnë homazhe në Kleçkë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar edhe nga dy kryetarët e komunave, Imri Ahmeti dhe Ekrem Kastrati kanë bërë hoazhe në Kleçkë në përkujtim të dëshmorit, Ramiz Shala.

Limaj ka thënë se rënia e tij ishte një humbje e madhe jo vetëm për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, në 27-vjetorin e rënies, në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleçkë, i shoqëruar nga bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, si dhe nga dy kryetarët e komunave, z. Kastrati dhe z. Ahmeti, kujtuam mikun dhe bashkëluftëtarin tonë, Ramiz Shala.

Ramiz Shala ra heroikisht në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë, në mbrojtje të atdheut.

Rënia e tij ishte një humbje e madhe jo vetëm për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ramizin.

Lavdi dëshmorëve të Kombit.

Të Ngjashme