Kreu i NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve ndaj sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke i dalë në mbështetje publike.
Ai kritikoi ashpër gjuhën fyese ndaj lojtarëve që përfaqësojnë vendin, duke theksuar se sulme të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë kosovare.
“Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet. Të tillët e kanë thuajse në natyrë me fyer e me etiketuar ata që me zemër i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut. Kështu kanë shpifur e etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe sot. Ata, kur shpifin, nisen nga vetja e tyre, sepse nuk e kanë brumin për t’i shërbyer atdheut e për të qenë krenarë me zemër. Janë thjesht zëra që nuk përfaqësojnë vlerat e këtij vendi”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Për këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
