Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi së fundmi ka pasur një debat të ashpër me Lumbardhin.
Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit bashkë me disa banorë të tjera, dyshja kanë diskutuar për disa situata që ndodhën mes tyre edhe në një prej netëve të spektaklit.
Në debatin e radhës me ish-futbollistin, Linda ka zbuluar një rast që thotë të ketë ndodhur para hyrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova 2.
Këngëtarja ka thënë se vëllai i saj ka pranuar mesazh nga Lumbardhi, ku i ka kërkuar atij “që t’i thotë asaj, të mbajë raporte të mira me të si dhe të përkujdeset për të, e të mos e ngacmoj”.
Në anën tjetër, Lumbardhi ka risjellur deklaratat që Linda bëri javë më parë, ku u shpreh se disa emra të njohur të estradës i kanë shkruar.
“Ti kishe qenë magnet për të gjithë estradën”, tha Lumbardhi me ironi mes tjerash.
Kujtojmë që Linda më parë kishte akuzuar edhe këngëtarin Blero duke i thënë se vite më parë ai e kishte ftuar që të shkonin bashkë në dhomën e hotelit ku ajo po qëndronte, por, pretendimet e saj janë mohuar nga këngëtari i “Fotografia”.