Linda Halimi dhe Alba Vukaj kanë qenë duke biseduar së fundmi rreth lojës së banorëve të tjerë.
Ato gjegjësisht po flisnin për Shqipe Hysenajn duke thënë se e do vëmendjen gjatë gjithë kohës.
Këngëtarja nga Vitia më pas bëri një deklaratë, teksa shtoi se duhet të ruash imazhin pasi 200 mijë euro nuk e kanë vlerën e tillë.
“200 mijë euro s’e kanë vlerën e njollës permanente që mund të mbesë në imazhin tënd”, u shpreh ajo.
E njëjta më pas po fliste për bashkëshortin e saj, reperin Big D, duke thënë se dëshiron të jetë më privat.
Foto: Screenshot/YouTube
“Burri im nuk do, as Instagramin, ia mbaj unë”, theksoi ajo.