Linda Halimi, njëra ndër banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë në qendër të një debati të ashpër brenda shtëpisë së famshme.
Gjatë një bisede intime me Santianën në dhomën e gjumit, Linda mori momentin për të sqaruar një deklaratë të saj të mëparshme që ka nxitur keqkuptime midis saj dhe Kaderit.
Për të qartësuar çështjen, Linda i rrëfeu Santianës se deklarata e saj “ti shitesh për 500 euro” nuk kishte të bënte me trupin, siç ishte interpreuar nga disa, por me një tregti mendësie.
“Nuk e kam pasur në kuptimin fizik, por në atë të shpërdorimit të mënyrës së të menduarit”, tha ajo.
Kjo çështje u rihap edhe gjatë “darkës së të nominuarve” të enjten, ku Linda u pyet nga publiku për të njëjtën deklaratë. Ajo shfrytëzoi këtë rast për të dhënë një kontekst më të gjerë të situatës, duke shpjeguar se deklarata kontroverse erdhi pas një komenti të Kaderit, e cila e kishte provokuar Lindën me fjalët “Ty me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë”.
Kaderi është një nga banoret më të reja të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, e cila që me hyrjen e saj në shtëpi ka trazuar ujërat.
E ndërsa Linda tha se i vjen keq që deklarata e saj është parë në këtë mënyrë nga publiku, pasi e konsideron veten “feministe” dhe nuk i paragjykon vajzat, edhe nëse ato e shesin trupin.