Dy konkurrentet e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James dhe Linda Halimi së fundmi patën një bisedë miqësore.
Ato u panë kanë folur me njëra-tjetrën mbi preferencat e tyre në lidhje me burrat dhe gjërat që i tërheqin më shumë tek gjinia mashkullore.
Linda u shpreh se tek një mashkull më së shumti i pëlqen energjia që ai ia transmeton.
“E di preferencën time, por kur e ka energjinë e mirë, është atraktiv dhe të ngrehë si magnet, ata më pëlqejnë shumë”, ka thënë Linda.
Ndërsa, Edona tha se ajo nuk e ka një tip të caktuar, por i pëlqejnë ata që janë më të vendosur dhe serioz.
Kujtojmë që Linda është prej vitesh e martuar me reperin amerikan. Big D me të cilin ka një vajzë.
Ndërkohë, në anën tjetër Edona James ka deklaruar se aktualisht është beqare.