ShowBizzz

Linda Halimi publikon fotografi të bashkëshortit me vajzën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe në të shumtën e rasteve bën postime në promovimin e pozitivitetit të trupit.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “S’të fal” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj të fundit.

Mes të tjerash, ajo publikoi edhe një imazh të bashkëshortit të saj Davon Edwards, ku shihet me vajzën e tyre, Kaimana, gjatë pushimeve.

Linda Halimi: Nga një vajzë e vogël e pafajshme dhe në mbipeshë, e shndërruar në një egërsirë që arriti gjithçka që të tjerët i thanë se nuk mundte

Linda ka qenë pre disa herë e raportimeve jo të vërteta ku është aluduar për një ndarje të saj nga bashkëshorti, gjersa ka provuar vazhdimisht të kundërtën përmes rrjeteve sociale.