Lajme

Lirohet Haxhi Shala nga Gjykata Speciale e Hagës

Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër emocional, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.

Haxhi Shala ishte dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, ndërsa lirimi i tij vjen pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar nga kjo gjykatë. 

Të Ngjashme