Lajme

Lirohet i intervistuari për rastin e Banjskës

Është liruar personi i ftuar për intervstim nga Policia e Kosovës.

Ai sipas PK-së ishte intervistuar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë vitin e kaluar.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistu në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, ka thënë Elshani.

Të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin për sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas Prokurorisë, grupi terrorist kishte për qëllim ndarjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e asaj pjese me Serbinë.