Gjykata e Fierit ka liruar me kusht Fredi Belerin, ish kryetarin e bashkisë së Himarës, i cili pak kohë më parë u zgjodh edhe eurodeputeti në Greqi.
Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i tij, i cili pas seancës u shpreh: Gjykata pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën. U tregua e pavarur. I kishin mbetur edhe dy muaj”.
Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve, pasi u akuzua për korrupsion në zgjedhje.
Kujtojmë që në muajin korrik, miratoi kërkesën duke i dhënë leje Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.
vijon