Lajme

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj! Ja vendimi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

NEWS  “Reshjet e shiut do të vijojnë edhe në orët në vazhdim”/ IGJEUM, paralajmëron: Pritet dëborëBeqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

Beqaj mbahej në burg që prej muajit korrik 2024, pasi SPAK pretendon se ish-ministri dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin, megjithatë gjykata vlerësoi se provat e sjella në gjyq nga organi i akuzës nuk janë te mjaftueshme, për këtë arsye i la kohë prokurores se çështjes edhe 3 muaj.

NEWS  ‘Ai mision, më jetik se kurrë’, Meta kujton mitingun e 2 Marsit: Nuk ndalemi kundër narkomafias që ka marrë peng vendinSipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën. Ditën e djeshme, GJKKO liroi edhe bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj.

NEWS  “Ervis Martinaj nuk jeton më!”, Klodiana Lala zbulon dëshminë tronditëse të babait të tij në SPAK dhe njeriun e

Të Ngjashme