Kuriozitete

Lista e kodeve PIN që duhen ndryshuar sa më shpejt të jetë e mundur

Është publikuar një listë e kodeve PIN katërshifrore më të zakonshme, dhe nëse e njihni tuajin midis tyre, merrni në konsideratë ndryshimin e tij – sa më shpejt të jetë e mundur.

Zgjedhja e një PIN-i të mirë mund të jetë një sfidë. Duhet të jetë i lehtë për t’u mbajtur mend, por nuk duhet ta shkruani. Ndryshe nga fjalëkalimet, nuk mund të përdorni shenja pikësimi ose shkronja të mëdha – jeni të kufizuar në vetëm 10 shifra. Është më e lehtë të zgjedhësh diçka si data juaj e lindjes. Por a mund t’ju vërë kjo në një rrezik edhe më të madh? Në botën dixhitale të sotme, shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave tuaja , por është shumë e lehtë të neglizhohet rëndësia e mbrojtjes së numrit katërshifror që përbën PIN-in tuaj, shkruan UNILAD .

Nuk bëhet fjalë vetëm për llogaritë bankare, por edhe për telefonat, kasafortat… Nëse PIN-i juaj është shumë i thjeshtë dhe dikush e hamendëson, ai bëhet një objektiv kryesor për hakerat dhe hajdutët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mendoni jashtë kornizave kur zgjidhni numrat. Nick Berry nga DataGenetics ka analizuar të dhënat dhe ka përpiluar një listë me dhjetë modelet më të zakonshme të PIN-it që duhen shmangur nëse doni të qëndroni të sigurt.

A mund ta merrni me mend se cili është më i zakonshmi? Epo, nëse po kërkoni katër shifra, zgjedhja më e lehtë është 1234, por ka edhe gabime të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përpiqen të shmangin një model tepër të thjeshtë.

10 PIN-et më të zakonshme

1234

1111

0000

1212

7777

1004

2000

4444

2222

6969

Vitet e lindjes duhen shmangur gjithashtu, pasi vite si viti 2000 janë gjithashtu në listën e PIN-eve më të zakonshme, ndërsa viti 2001 është në vendin e 20-të. Sipas Berry-t, 20 PIN-et më të zakonshme përbëjnë 26.83 përqind të 3.4 milion PIN-eve të analizuara, raporton Metropolitan.si.

PIN-et më të rralla

PIN-i më i rrallë në këtë studim është 8068, i cili u shfaq vetëm 25 herë nga 3.4 milionë PIN-e. Për më tepër, 20 PIN-et më pak të zakonshme tregojnë modele të dallueshme – asnjëri prej tyre nuk fillon me numrat 1, 2, 3, 4 ose 5.

8557

8438

9539

7063

6827

0859

6793

0738

6835

8093.

Të Ngjashme