Lajme

“Lista Serbe derivat i Vetëvendosjes?” – Geci sfidon Behramin me pyetje

Veprimtari Halil Geci i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Artan Behramit, pas deklaratës së tij se Lista Serbe është derivat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Geci ka kërkuar nga Behrami të paraqesë prova për këtë pretendim, duke pyetur se kush e krijoi, financoi dhe fuqizoi Listën Serbe.

Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen nëse ka pasur bashkëpunim politik ndërmjet Hashim Thaçit dhe strukturave të Beogradit në krijimin dhe fuqizimin e Listës Serbe, duke kërkuar fakte dhe dokumente që e përjashtojnë një lidhje të tillë.

Postimi i plotë:

ARTANIT I THEM: ASHTU SIÇ E KONSIDERONI JU GJYKATËN SPECIALE SI DERIVAT TË POLITIKËS SUAJ, EDHE LISTA SERBE ËSHTË DERIVAT I POLITIKËS SUAJ.

Pra, pyetja është e drejtpërdrejtë:

Nëse Lista Serbe qenka “derivat i Vetëvendosjes”, na tregoni: kush e krijoi, kush e financoi, kush e fuqizoi dhe cilat janë provat që e lidhin atë me Vetëvendosjen?

A ka pasur bashkëpunim politik ndërmjet Hashim Thaçit dhe strukturave të Beogradit në krijimin dhe fuqizimin e Listës Serbe?

Nëse thoni jo, atëherë nxirrni faktet dhe dokumentet që e përjashtojnë këtë.

Sepse, sipas kësaj akuze, derivatet e politikës suaj janë bërë si një “atom” i kurdisur në zemër të Dardanisë.

Të Ngjashme