Lajme

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Një ndër pikat kryesore të diskutuara në takimin e përfaqësuesve të 10 komunave me shumicë serbe ka qenë çështja e arsimit dhe shëndetësisë, ku Lista Serbe ka pranuar që këto dy sektorë të integrohen në institucionet e Kosovës.

Në deklaratën e miratuar, kërkohet që të gjithë qytetarëve t’u garantohet e drejta për gëzim të qetë dhe të papenguar të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe e drejta për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, pa diskriminim dhe pa pasiguri juridike për të gjithë ata që jetojnë në territorin e Kosovës.

Po ashtu, në deklaratë konfirmohet se dënohet çdo veprim apo sjellje që mund të rrezikojë punën dhe funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të komunitetit serb.

Sipas përmbajtjes së dokumentit, të gjitha çështjet që lidhen me pozitën e këtyre institucioneve duhet të zgjidhen përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke zbatuar dispozitat përkatëse ligjore dhe duke garantuar siguri juridike për qytetarët.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se për zbatimin e masave të parapara duhet të caktohet një afat i arsyeshëm dhe i mjaftueshëm, në mënyrë që qytetarët të kenë kohë të përshtaten me ndryshimet e reja, pa u rrezikuar ekzistenca dhe nevojat e tyre themelore jetësore.

Të Ngjashme