Lajme

Lista Serbe njofton se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njoftoi të premten se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Në një reagim në Facebook, Lista Serbe deklaruan se një ndër arsyet që e ka shtyrë të marrë këtë vendim ishte incidenti i ndodhur të enjten, kur deputetët e saj u penguan të hynin në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ky veprim, sipas partisë, është një shkelje e të drejtave të tyre dhe ka ndikuar në vendimin për të marrë pjesë në zgjedhje.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë thënë gjithashtu se ata paraqiten në Kuvendin e Kosovës vetëm një herë në gjashtë muaj, për të mbajtur mandatin dhe siguruar vazhdimin e marrjes së pagave.

Reagimi i plotë: