Lajme

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialog

Shtëpia botuese “Logos-A”, ka publikuar librin më të ri “Sfera publike e lëngshme: Mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë-Serbi”, nga gazetari Mehmet Kalisi.
Autori në këtë vepër trajton me thellësi ndikimin e medieve sociale në formësimin e opinionit publik, duke e vendosur këtë fenomen në kontekstin e dialogut Kosovë–Serbi.

Duke ndërthurur reflektimin filozofik me hulumtimin empirik, autori dëshmon se rrjetet sociale nuk janë vetëm mjete komunikimi, por hapësira ku ndërtohen narrativa, perceptime dhe realitete shoqërore.

Libri është i formatit A5 me 256 faqe.

Mehmet Kalisi është Drejtor i Përgjithshëm i TëVë1 si dhe profesor në Universitetin e Tetovës.
Ai poashtu është autor i emisionit “Matrix” në Tëvë1 me ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës Ilir Kulla që transmetohet çdo të hënë në Tëvë1 nga ora 20:40.

Të Ngjashme