FermaVIPShowBizzz

Loja me “puzzle”, cila nga skuadrat triumfoi?

Fermerët, mbremjen e sotme të ndarë në dy skuadra kanë formuar puzzle.

Grupi i parë përbëhej nga Baby G, Çiljeta, Ditea, Flori dhe Roberti, ndërsa grupi dytë nga  Albano, Dijonis, Renis, Xhensila dhe Xhesika.

“Fermerë! One Albania ka një tjetër sfidë për ju, do të ndërtoni një puzzle. Të ndarë në dy grupe, të vendosur në tavolinën e ngrënies do të ndërtoni puzzle e One Albania.  Grupi që do të krijojë më shpejt puzzle shpallet fitues. Grupet do të jenë Baby G, Çiljeta, Ditea, Flori dhe Roberti dhe grupi tjetër Albano, Dijonis, Renis, Xhensila dhe Xhesika. Duart e shpejta, faqebardhë”, lexoi Ditea në zarfin e dërguar nga Agai.

Të dy grupet, si skuadra 1 si dhe skuadra 2 nisën të formonin puzzle, por ata të cilët triumfuan ishin skuadra e dytë. /vizionplus.tv