Gjatë mesnatës, lokali i Noizy-t “Zins”, në bregdetin e Durrësit është përfshirë nga flakët.
Siç shihet nga pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit e gjithë zona e jashtme e biznesit është e mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar edhe zonën përreth.
View this post on Instagram
Për këtë incident ka pasur një njoftim nga stafi i biznesit, të cilët bëjnë të ditur se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ndërkohë pritet një njoftim edhe nga autoritetet përkatëse.
View this post on Instagram