ShowBizzz

Londrim Mekaj shpallet fitues i “Big Brother VIP Kosova 4”

Finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova 4”, ka kulmuar me shpalljen e fituesit të edicionit të katërt.

Londrim Mekaj, është shpallur zyrtarisht fitues i këtij sezoni, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 200 mijë eurosh pas një gare intensive dhe një rrugëtimi mbi 100-ditor brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Banori më i ri i këtij edicioni, arriti të fitojë mbështetjen vendimtare të publikut në natën finale, duke lënë në vend të dytë Elijona Binakajn.

Momenti i shpalljes u shoqërua me emocione të forta në Klan Arena, ndërsa Londrimi festoi fitoren mes duartrokitjeve dhe atmosferës festive, ku përmbylli zyrtarisht një nga sezonet më të komentuara të BBVK.

Të Ngjashme