LifeStyle

Londrimi fiton BBVK-4! Ja renditja e finalistëve të tjerë

Pas një sezoni të gjatë me dinamika të forta, debate, sfida dhe rrëfime personale, “Big Brother VIP Kosova 4” ka shpallur fituesin e këtij edicioni. Çmimin e madh e ka fituar Londrim Mekaj, pas votimit të publikut.

Finalja e madhe u zhvillua në prani të pesë finalistëve: Ludo Lee, Elijonës, Londrimit, Klodit dhe Hygertës të cilët arritën deri në fund të garës pas një rrugëtimi disamujor brenda shtëpisë.

Emri i fituesit u shpall gjatë momentit përmbyllës të mbrëmjes, ndërsa Londrimi reagoi mes emocionesh duke falenderuar Zotin, familjen, produksionin për “eksperiencën e paharrueshme” dhe publikun për mbështetjen.

“Kushdo që ka dëshirën të jetë pjesë e këtij formati, t’i jepet mundësia dhe ta shijojë në maksimum, është një prej eksperiencave më të bukura. Kam përjetuar lloj-lloj emocionesh, kam krijuar shoqëri, kam krijuar raporte të mira, momente që s’kam për t’i harruar kurrë dhe jam falenderues sa të kem shpirtin gjallë. Ju dua pafund,” u shpreh ai pas shpalljes së rezultatit.

Një sezon me dinamika të forta

Sezoni i katërt i BBVK u karakterizua nga zhvillime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë këtë edicionin më të ndjekur.

Si fitues i “Big Brother VIP Kosova 4”, Londrimi fiton çmimin prej 200,000 euro si dhe titullin e fituesit të këtij edicioni.

Finalistët e tjerë përfunduan rrugëtimin e tyre në finale, duke u renditur kështu: në vendin e pestë Hygerta,

në vendin e katërt Klodi,

në vendin e tretë Ludo Lee

dhe Elijona në vendin e dytë.

Me këtë, “Big Brother VIP Kosova 4” mbyll zyrtarisht sezonin, ndërsa vëmendja tani zhvendoset te projektet e ardhshme të protagonistëve jashtë shtëpisë.

Të Ngjashme