Lora Braha është një këngëtare e njohur, e cila ndonëse ka paraqitje të shpeshta televizive, sidomos në emisionin “Odeon”, ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes jetën e saj private.
Së fundmi, ajo ka vendosur të shuajë kureshtjen e publikut duke e bërë publik bashkëshortin e saj.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit, shkruan “Kosovarja”.
Publikimi ka tërhequr vëmendjen, pasi është një nga rastet e rralla kur këngëtarja ndan detaje nga jeta e saj personale.
