
Nuk kanë pritur gjatë! Pak ditë nga përfolja e lidhjes së re të dashurisë, Loredana dhe partneri i saj i ri e kanë vulosur atë.
Këngëtarja dhe futbollisti, Karim Adeyemi kanë publikuar fotografitë e para të tyre si çift dhe duken super bashkë.
‘Falemnderit Zotit’, ka qenë mbishkrimi sipër kolazhit të fotografive që ka bëri Lori dhe kjo është lidhja e parë e dashurisë prej shumë kohësh që ajo pranon publikisht. Futbollisti 21 vjeçar është gjashtë vite e gjysmë më i ri se ajo por kjo duket se nuk ka qenë problem për lidhjen e tyre.