Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi po shijojnë prej disa muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, duke qenë edhe shumë të komentuar në media e rrjete sociale.
Së fundmi reperja ka vendosur ta sjellë në Kosovë futbollistin e Dortmundit me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.
Mesa duket Loredana po e bën edhe familjare lidhjen duke e konsoliduar marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se kjo lidhje e Loredanës vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.