ShowBizzz

Loredana ndërhyn në fytyrë dhe rezultatet janë thjesht WOW

Reperja e njohur Loredana Zefi është bërë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për projekt muzikor, por për pamjen e saj të re që po bën namin në rrjet!

Loredana i ka habitur të gjithë ndjekësit me ndryshimin e fundit në pamjen e saj!

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, është vënë re se Loredana ka vendosur të shpërbëjë plotësisht mbushësit nga buzët dhe faqet, duke u rikthyer në një pamje më natyrale dhe të freskët.

Në dy fotografi “para dhe pas” ndërhyrjes, vërehet transformimi i dukshëm dhe padyshim – mahnitës!

Me vetëm pak fjalë, Loredana tregoi vendosmërinë për të ndryshuar drejt një imazhi më të thjeshtë, që ndjek një trend gjithnjë e më popullor mes figurave publike: natyraliteti.

Transformimi është pritur me reagime të shumta pozitive, ndërsa shumë fansa e kanë vlerësuar këtë hap si “më të mirin që ka bërë ndonjëherë”.



ks