ShowBizzz

Loredana reagon ndaj kërkesave për foto me Gertën, publikon mesazhet

Loredana Brati është një nga ish-banorët e “Big Brother VIP 4” më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku. Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me fansat ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi Loredana ka bërë një bisedë virtuale me 161 mijë ndjekësit e saj. Këta të fundit kanë qenë kuriozë për shumë gjëra në lidhje me ish-banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e si pasojë pyetjet kanë qenë të ndryshme.

Fansat nuk kanë ngurruar që t’a pyesin Bratin edhe në lidhje me rrugëtimin e saj në reality show dhe marrëdhënien që ka me ish-banorët e tjerë të këtij edicioni.

“Posto ndonjë foto që ke me Gertën”, i ka shkruar një ndjekës.

Loredana ka vendosur që t’i kthejë përgjigje duke postuar në “Instastory” një bisedë të shkurtër me ish-banoren.

Në bisedën në fjalë, ajo i ka dërguar fotografi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV 4, ku Gerta shfaqet e përlotur dhe Brati i qëndron pranë.

“Të dua shumë”, i ka shkruar Loredana dhe Gixhari i përgjigjet: “Edhe unë”, duke e shoqëruar me një emoji zemër të kuqe.

Kujtojmë se Loredana Brati dhe Gerta Gixhari janë pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, në Top Channel që transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00.



ks