Reperja e njohur Loredana Zefi ka treguar detaje të dhimbshme nga periudha pas ndarjes nga Mozzik, duke pranuar se përjetoi depresion të thellë. Në autobiografinë e saj, ajo zbulon se kishte rënë në peshë deri në 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike.
Loredana tregon se lidhja me Mozzik ishte aq e fortë emocionalisht, sa e përshkruan atë si “burrin e ëndrrave të saj.” Megjithatë, ndarja ishte një tronditje, të cilën kishte vështirësi ta ndante edhe me familjen e saj.
Së fundmi, ajo ka konfirmuar se divorci me Mozzik është finalizuar. Ndërkohë, këngëtarja ka nisur një romancë të re me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, për të cilin thotë se është dashuria e saj më e madhe dhe mbështetja e jetës. Diferenca shtatëvjeçare mes tyre nuk përbën aspak pengesë për lumturinë e çiftit.