ShowBizzz

Luana Vjollca drejt altarit?

“Love Island Albania” mbajti këtë të diel finalen e madhe të edicionit të parë. Nga 4 çiftet finalistë, ishte Arlindi dhe Ueda që u shpallën fituesit e këtij edicioni të parë, duke rrmëbyer në këtë mënyrë edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh. Ata morën më shumë vota nga publiku se sa çifti i dytë më i pëlqyer Amadea dhe Haris.

Luana Vjollca drejt altarit?

Në fillim të spektaklit të katër çiftet, Amadea-Haris, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Everaldo-Aisha, u vendosën përballë njëri-tjetrit në një vend të posaçëm që u quajt ‘Altar’.

Secili prej tyre kishte bërë gati një letër dashurie për partnerët e tyre dhe mes emocionesh e lexuan ‘live’ gjatë spektaklit.

View this post on Instagram

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Pasi ky moment shumë i bukur mbaroi, Luana Vjollca tha, “Qenka komod. A ia vlen ta provojmë së shpejti altarin?”, duke ngritur në këtë mënyrë dyshimet se shumë shpejt moderatorja mund të marrë vendimin e rëndësishëm.

Kujtojmë që Luana Vjollca prej vitesh është duke shijuar një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn. Ata kanë zgjedhur që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.