ShowBizzz

Luana Vjollca ju jep arsye për tu mos dorëzuar kur zhgënjeheni

Prezantuesja Luana Vjollca së fundi rrjetet sociale po i shfrytëzon në një mënyrë krejt tjetër, duke përcjell mesazhe motivuese.

Në ‘Instastory’ ishte shprehur “Më lejoni t’ju them diçka shpesh here do ndiheni te zhgënjyer, te pamotivuar, te lënduar, te përdorur, te shkelur, të pa vlerësuar por te lutem mos u dorëzo! Beje pikërisht për ata qe nuk besuan kurrë tek ti por me se shumti beje për veten tende, vazhdo”.

Gjithashtu, ajo ka treguar qe ndjehet shumë mirë kur motivon shumë të rijnë me historitë e jetës së saj, duke vënë në dukje se ka pasur shumë vështirësi në karrierë por e ka gjet forcën për t’ia dalë.

Përndryshe Luana kohë me parë ka publikuar edhe projektin e saj me mesazh vetëdijesues kundër bullizmit, shkruan “Kosovarja”.