ShowBizzz

Luana Vjollca mbërrin me helikopter në vilën e dashurisë

Sapo ka nisur “reality show” i dashurisë, Love Island Albania në TV Klan.

Drejtuesja e emisionit Luana Vjollca, u nis nga Tirana drejt vilës së dashurisë me helikopter. Pamja që të ofrohet gjatë udhëtimit është përrallore.

Hapja e spektaklit është e kuruar deri në detaje dhe këtu flasim për helikopter dhe makinën luksoze që e shoqëron deri në vilën e dashurisë.

E veshur me të zeza dhe me një shkëlqim që vërehet nga larg, Luana mbërrin në bregdet teksa panorama që ofron perëndimi i diellit e bën edhe më magjepsëse situatën.

Nën qiellin e vijës bregdetare që “flakëron”, Luana na merr me vete për të zbuluar më shumë rreth vilës luksoze të dashurisë ku do të bashkëjetojnë për disa muaj “islanders” që janë në garë për çmimin e madh, i cili do të jetë plotë 50 mijë euro.